Hapësira reale ku produktet e Alba Qeramika marrin formë përmes dizajnit dhe detajit.
Ky projekt i Large Bar përfaqëson një koncept të guximshëm dhe bashkëkohor, ku çdo detaj i hapësirës është ndërtuar për të krijuar përvojë vizuale dhe funksionale. Dyshemetë me motive grafike, veshjet murale me teksturë dhe kombinimi i ngjyrave të ngrohta krijojnë një ambient dinamik, tërheqës dhe plot karakter.
Meetpoint është hapësira ku ndjesia e ngrohtësisë merr formë përmes dizajnit. Tullat Icon nga @wow_designeu, të ofruara nga Alba Qeramika, sjellin një karakter të ngrohtë dhe dinamik, duke kombinuar natyrshëm teksturën e drurit me linjat moderne të hapësirës.
ALBA QERAMIKA, pjesë e shtëpisë më të famshme në vend me pllakat cilësore! Kujdesi ynë ndaj përzgjedhjes së pllakave dhe produkteve hidrosanitare për këtë projekt, është në përputhje me stilin modern, të përshtatshëm për banorët e kësaj shtëpie shumë ngjyrëshe.
Kombinimi i sipërfaqeve me pamje natyrale, nuancave neutrale dhe elementeve sanitare premium krijon një atmosferë të qetë dhe bashkëkohore. Çdo detaj është përzgjedhur për të sjellë rehati vizuale dhe një ndjesi të rafinuar në përditshmëri.
Bring luxury into your swimming pool with Amazonia Blue! Përmes këtij projekti ndërthuret arti i qeramikës me estetikën e hapësirës duke sjellë relaks pafund. Pllaka Amazonia Blue i jep ujit gjallëri dhe thellësi, duke e kthyer këtë pishinë në një hapësirë që reflekton natyrën dhe bukurinë e përjetshme.
Në këtë projekt në Istog, pllakat e përzgjedhura nga Alba Qeramika krijojnë një ndjesi të qetë vazhdimësie. Drita reflektohet butësisht mbi sipërfaqe, duke i dhënë ambientit më shumë hapje, pastërti dhe elegancë.
Lay out samples in our Prishtina, Prizren or Peja showrooms — we'll talk thickness, talk light, talk format.