Alba Innovation

Më shume se
pllaka, një stil jetese.

Një koleksion i kuruar i teknologjive që po e definojnë banjën, kuzhinën dhe SPA-në moderne. Nga steel enamel të Kaldewei, te Active Surfaces të Fiandre.

Ujë i filtruar, i ftohtë dhe me gaz. Direkt nga rubineti.

Teknologji e avancuar që sjell komoditet, shije dhe freski në çdo gotë.

Frymëzuar nga drita e hënës

Një ndriçim i ngrohtë dhe delikat përhapet natyrshëm përmes sipërfaqes qeramike, duke krijuar atmosferë, thellësi dhe emocion në çdo hapësirë.

Inovacioni i vërtetë nuk duket gjithmonë. Ai ndihet në lehtësinë e jetës së përditshme!

Hapësira juaj e qetësisë

Më shumë se një vaskë, NUIO DUO Zen Edition është një strehë e mirëqenies. Drita, tingulli dhe dizajni harmonizohen për të krijuar një përvojë të personalizuar që qetëson shqisat dhe sjell momente të vërteta relaksi.

Teknologji që ndjehet natyrshëm

Hypertouch® bashkon intuitën njerëzore me inovacionin modern, duke transformuar sipërfaqet qeramike në kontrolle inteligjente që reagojnë menjëherë ndaj prekjes. Teknologjia mbetet e padukshme, ndërsa përvoja bëhet e jashtëzakonshme.

Dushi që ju mbështjell me shkumë të ngrohtë

GROHE Purefoam e transformon dushin e përditshëm në një ritual mirëqenieje. Me një prekje të vetme, teknologjia inovative krijon një re të butë shkume të ngrohtë nga sapunët ekskluzivë Kinuami, duke ofruar një përvojë multisensoriale që pastron, relakson dhe kujdeset për lëkurën.

Pllaka magnetike për mundësi të pafundme!

Attract® është një sistem inovativ i vendosjes magnetike që mundëson instalimin e pllakave pa ngjitës, si edhe heqjen dhe ripërdorimin e tyre sa herë që nevojitet. Teknologjia është përdorur edhe në sfilatat e Dolce&Gabbana në Milano, duke krijuar sipërfaqe spektakolare me montim të shpejtë dhe fleksibël.

Let’s build calm, timeless spaces together

Lay out samples in our Prishtina, Prizren or Peja showrooms — we’ll talk thickness, talk light, talk format.

@albaqeramika